26/11 07:45
Gazetarja Sidorela Gjoni, ishte e ftuar këtë të premte në studion e emisionit “Ftesë në 5”.
Teksa po diskutohej për karantinën e pjesshme, që ndalon lëvizjet në rrugë dhe ushtrimin e aktiviteteve të bizneseve duke nisur nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit, Sidorela tha se nga ora 20:00 deri në 22:00 të mbrëmjes nuk qëndron dot në shtëpi.
Nuk ka rëndësi për gazetaren të frekuentoj ose jo lokalet, por të paktën, këtë fashë orari ta shfrytëzojë edhe për të marrë ajër të pastër.
“Nuk më mungon të kthehem në orën 5, por unë nga ora 8 e darkës deri në 10 nuk rri dot në shtëpi. Nuk kam lokalin ndoshta, por për të marrë ajër marr. Besoj që rinia e vuan pjesën e karantinës”, tha Sidorela.
Top Channel