E rëndë/ Po lëviznin me valixhe me mbetjet e trupit të një 14-vjeçari, policia arreston dy adoleshentët

13/11/2020 17:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë. Polica meksikane ka arritur të ndalojë në kryeqytetin e vendit Mexico City, dy djem të moshës 15-vjeçare, të cilët lëviznin me një valixhe brenda së cilës gjendej trupi i një 14-vjeçari të vrarë.

Ky krim ka ndodhur pas 10 ditë ku një burri iu gjet në një valixhe mbetje të trupit të dy fëmijëve. Ndërsa ngjarja e fundit, që lidhet me dy adoleshentët, ka ndodhur në afërsi të vendit ku është arrestuar burri. Megjithatë, gjyqtarët kanë bërë të ditur se dy rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa ekspertët e policisë mendojnë se bëhet fjalë për narko-bandat e qytetit që gjithnjë e më shumë po rekrutojnë të rinjtë për të bërë biznes me drogë dhe të vjelin paratë e “mallit”.

Policia nuk ka zbuluar identitetin e dy të dyshuarve 15-vjeçar, ndërsa mediat kanë arritur të zbulojnë se viktima është një 14-vjeçar i identifikuar si Alesandro N. Të dyshuarit i kanë thënë policisë se janë paguar për ta fshehur kufomën. Ata kishin tërhequr zvarrë valixhen në Gerero, e kur polici i ndalu e hodhën dhe ajo u hap vetë, duke zbuluar pjesë të trupit të viktimës.

Top Channel