OBSH do te mbështesë Shqipërinë me 200 mije teste te shpejta brenda 7-8 javësh deklaroi kreu i saj per Europen një dite me pare Dr Hans Kluge.

Shefja e departamentit te sëmundjeve infektive ne ISHP Silva Bino tha se teste e shpejta ndihmojnë shume  ne menaxhimin e pandemisë se covid 19 pasi janë te thjeshta mund te kryhen nga mjeku e familjet e nuk kërkojnë laborator apo pajisje te veçante.

Merret serish tampon dhe përgjigja del ne me pak se 40 minuta”.

Testet e shpejta kane ndjeshmëri te ulet dhe shpesh mund te dalin negativ kur personi manifeston simptoma. Ne këto raste konfirmohen ne ISHP .

“ Testi i shpejt kap antigenin. Ka disa ne laboratorë private qe gjurmo antitrupat por nuk janë te besueshme. Këto po dolën pozitiv janë vërtet pozitiv. Po kane një ndjeshmëri te ulët dhe nëse personi ka shenja dhe del negativ duhet konfirmuar me PCR”.

Bino theksoi se teste e shpejta do te lehtësojnë shume gjurmimin  e rasteve te prekura me covid  ne këtë situate qe është krijuar ku virusi po përhapet me shpejtësi.

Testi i shpejte nuk ka vlere nëse nuk izolohet personi dhe te karantinohet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA