Covidi mbyll Gjykatën e Tiranës/ Zhvillohen vetëm seancat urgjente për masat e sigurisë
13/11/2020 15:19
Padurimi i Shefqet Mashit nëse do të shpallej apo jo fajtor nga Gjykata, për vjedhje të energjisë, e ndihmoi të kapërcejë edhe frikën nga Covid-i.
Por, në hyrje të Gjykatës ai u njoftua se procesi ndaj tij shtyhet pasi disa gjyqtarë të kryeqytetit janë prekur nga Covidi.
Gjykata e Tiranës me të dyja dhomat penale dhe civile kanë mbyllur dyert nga kjo e premte deri në datën 27 nëntor.
Në detyrë janë avokatët që do të përfaqësojnë masat e sigurisë.
Më herët nga Covidi kanë pezulluar proceset e themelimit dhe Gjykata e Beratit, Durrësit dhe Vlorës që shqyrtojnë vetëm arrestet.
Top Channel