Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Teksa po flitej për situatën politike në Kosovë, ku ish-eksponentët më të lartë të UÇK-së, kanë dalë para Dhomave të Specializuara në Gjykatën e Hagës, Manjani theksoi se “Shtëpia e Verdhë” është një sajesë e shërbimit sekret serb. Sipas Manjanit, e gjitha kjo është sajuar për të futur në konflikt shqiptarët me njëri-tjetrin, e sipas tij kjo gjë ka ndodhur. Si dëshmi për këtë ai përmendi debatet në distancë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
“E gjithë kjo situatë krize çfarë kërkon, u gjet një sebep, një aktakuzë e bërë në Hagë dhe krejt papritur çohet Edi Rama dhe i kujtohet Dik Martini. Kjo është gjithë historia dhe krijoi një alibi një gjë të madhe një shtëpi të verdhë një shtëpi të kuqe, sajesa kot. Tani del që Lulzim Basha është kriminel lufte. Pse? Një Lulzim Basha që ka punuar UNMIK-u 25-vjeç del kriminel lufte, ky që ka ndarë hartat e Kosovës me pisat e të gjithë botës është burrë i mirë, këto nuk shkojnë, janë pisllëqe të nivelit të ulët. E dini çfarë është historia e “Shtëpisë së Verdhë”? Është një sajesë e shërbimeve sekrete serbe. Është një sajesë, për të balancuar relativizuar krimet e tyre në Kosovë. Për të përfshirë sa më shumë që të jetë e mundur shqiptar në diskutime budallenjsh për të ngatërruar shqiptar me njëri-tjetrin dhe ata të fërkojnë barkun dhe kjo po ndodh në fakt”, u shpreh Manjani.
Top Channel