Tha se nuk do e tregojë gjininë e fëmijës, por fansat mendojnë se modelja seksi po pret një… (FOTO)

12/11/2020 17:56

Kur zbuloi se ishte në pritje të ëmbël, Emily Ratajkowski, u tha fansave se gjininë e bebit nuk do ta dini derisa ai të bëhet 18 vjeç. Në muajin tetor, modelja e famshme postoi një foto nudo ku zbulonte edhe barkun e rrumbullakosur.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, u shpreh Emily.

Por së fundmi fansat kanë vënë re disa detaje, ku sipas tyre ajo është duke pritur një djalë. Dyshimet lindën kur Emily publikoi disa fotografi ku bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, shfaqej duke i puthur barkun.

Në këto poza,modelja seksi është shfaqur e veshur me një fustan blu, i cili i qëndronte pas trupit. Madje edhe Sebastian ishte me bluzë dhe pantallona me të njëjtën ngjyrë.

E pikërisht këto foto ku që të dy shfaqen të kombinuar me ngjyrën blu, bëri që fansat të mendojnë se ata do të bëhen prindër të një djali.

Por të vërtetën ende nuk e di askush, pasi modelja dhe bashkëshorti i saj nuk kanë dhënë asnjë deklaratë apo reaguar nga komentet e fansave.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel