Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 247.458, prej të cilëve 1.493 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 143.322, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.716.554.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,65 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në afrio 162 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.055.199 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.898 viktima.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Top Channel