Është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare reperi i famshëm, Mo3. Krijuesi i shumë hiteve si “Broken Love”, “Errybody” apo “Rode for me”, është qëlluar për vdekje në Teksas.

Policia ka bërë të ditur se ai ishte në një automjet duke udhëtuar me I-35, afër Clarendon Drive. Duke cituar policinë, mediat amerikane shkruajnë se personi i armatosur i cili doli nga një makinë e zezë, iu afrua automjetit të Noble, duke e shtyrë atë të dilte dhe të vraponte nëpër autostradë.

Në këtë mënyrë, personi i dyshuar ka qëlluar me disa plumba në drejtim të kalimtarit dhe një kalimtari të rastit. Ky i fundit është identifikuar si një mashkull i rritur që ishte brenda automjetit të tij.

Gjithashtu autoritetet përkatëse kanë njoftuar se Mo3, emri i vërtetë i të cilit është Melvin A. Nobleu, u transportua në një spital të zonës ku dhe ndërroi jetë.

Edhe personi tjetër i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e zonës dhe fatmirësisht e ka kaluar rrezikun për jetën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel