Qeni prej ari/ Turkmenistan, statujë 6 metra e lartë

12/11/2020 21:18

Presidenti i Turkmenistanit ka vlerësuar racën e tij të preferuar të qenve me nderimin më të madh – një statujë gjigande prej ari.

Gurbanguly Berdymukhamedov zbuloi statujën 6 metra të lartë të qenit Alabay, në kryeqytetin e vendit. Alabay, është një racë vendase e Turkmenistanit, që rrjedh nga qentë barinj të Azisë Qëndrore dhe është pjesë e listës së trashëgimive kombëtare të vendit. Nuk është kjo sidoqoftë hera e parë që raca nderohet nga presidenti. Vitin e kaluar ai i dedikoi një libër racës Alabay.  Pavarësisht përmasave gjigande të statujës, pjesa më e madhe e popullatës në Turkmenistan është e varfër.

Vendi konsiderohet se një nga më të izoluarit në botë nga organizata e lirisë së shtypit Gazetarë pa kufi, madje edhe nën Korenë e Veriut. Statuja është vendosur në një zonë rezidenciale të dedikuar për shërbyesit civilë. Ajo mban edhe një ekran led me pamje video të racës së qenve në situata të ndryshme. Është e paqartë ndërkohë se sa ka kushtuar statuja.  Në 2015, një statujë e artë e presidentit mbi një kalë, u prezantua në Turkmenistan.

Me raste, vetë presidenti i ka dhuruar një kalë ose një kone liderëve të vendeve mike, dhe mes marrësve të këtyre dhuratave kanë qenë presidenti i ndjerë i Uzbekistanit Islam Karimov, presidenti Rus Vladimir Putin dhe emiri i Katarit. Berdymukhamedov u kritikua shumë për mënyrën se si e trajtoi qenin që i dhuroi Putinit pasi një video e incidentit u bë virale në 2017. Ai e kapi atë nga qafa dhe e mbajti të ngritur në ajër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA