Po shiste produkte në rrugë/ Vogëlushi mbron gjyshen, me një shufër hekuri në dorë “kërcënon” policët

12/11/2020 22:42

Një video interesante është bërë virale në rrejt.

Në të shfaqet një vogëlush, me një shufër hekuri në duar, për të mbrojtur gjyshen e tij nga autoritetet.

Gjyshja e vogëlushit që në rrjet po konsiderohet hero, hap produkte në trotuarin e një qyteti në Kinë dhe nis të tregtojë.

Ndërkohë teksa zonja ishte duke ushtruar aktivitetin, pranë saj afrohen persona të menaxhimit urban, të cilët që merren me rregullat higjenosanitare në tregjet e kësaj natyre si dhe me problemet e kanalizimeve e parkimeve.

Ndërkaq, i vogli dëgjohet duke bërtitur: “Mos e prekni gjyshen time. Largohuni, mos e prekni gjyshen time”.

Video ka marrë miliona klikime dhe veprimi I vogëlushit I ka habitur të gjithë.

 

 

 

 

Top Channel