Victoria Beckham jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë shumë të kuruar. Si një stiliste nuk vihet në dyshim që veshjet e saj do jen gjithmonë “on top”, mirëpo ajo është shfaqur përherë shumë estetike edhe me flokët. Megjithatë duket se kur qëndron në shtëpi, ndryshon gjithçka.

Jemi mësuar që në çdo moment ta shikojmë të kuruar në çdo detaj. Është fjala për Victoria Beckham, e cila asnjëherë nuk vihet në dyshim për veshjet e saj pasi janë gjithmonë “on top”.

Por së fundmi vëmendje ka marrë pamja e saj, pasi është fotografuar rrugëve të Londrës në gjendjen më të thjeshtë të mundshme. Ajo është kapur nga paparaci duke i dhuruar një puthje vajzës së saj, Harper, ndërkohë që ajo largohej për në shkollë.

Stilistja e famshme u shfaq e veshur me një palë streçe dhe bluzë të gjerë e atlete. Ndërkohë që flokët i kishte të kapur topuz, ndërsa në fytyrë nuk kishte pikë make up-i.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel