Morena Taraku i jep fund lidhjes me të dashurin misterioz: Shpresoj të gjesh atë çfarë kërkon (FOTO)

12/11/2020 14:13

Këngëtarja Morena Taraku duket se i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin që asnjëherë nuk i zbuloi identitetin, por që herë pas here tregonte se ishte romantik.

Përmes postimeve në rrjetet sociale tregonte surprizat që ai i dërgonte në shtëpi, sidomos buqetat me lule. Por tani Morena ka lënë të kuptohet se kësaj romance i ka ardhur fundi.

“Shpresoj të gjesh atë që kërkon … Gëzuar”, shkroi Morena Taraku në një postim në “Instastory”, që duket sikur është një mesazh dërguar partnerit të saj.

Më pas këngëtarja publikoi edhe një shkrim ë 2Pac duke shtuar dyshimet se pse mund të ketë ardhur fundi i kësaj marrëdhënie që u duk mjaft romantike.

“Po e kaloj këtë pa e ditur ç’më pret më vonë, por kam vendosur të ndjek zemrën dhe jo atë çfarë më thotë truri. Edhe nëse do të ndjej dhimbje, të paktën do të di që dhashë gjithçka nga vetja. Është më mirë të dashurosh dhe të humbësh, sesa të mos kesh dashuruar kurrë. Në mëngjes mund të qesh ose të qaj. Por fillimisht, duhet t’i them lamtumirë të shkuarës”, janë fjalët në letrën e 2Pac, të postuar nga këngëtarja.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel