Kosovë/ Rënia ekonomike 7.2 %, Shpend Ahmeti: Do të humbin deri 60 mijë vende pune

12/11/2020 15:42

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas projeksioneve të Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave rënia ekonomike për shkak të pandemisë do të jetë 7.2 përqind në vitin 2020.

Ai ka thënë se bazuara në këto parashikime nënkuptohet humbja e 30 mijë deri 60 mijë vende pune. Ahmeti është treguar kritik edhe lidhur me mungesën e ndihmave të Qeverisë së Kosovës për qytetarët në kohë pandemie.

“Ndihma ekonomike për bizneset – afër zeros! Masat paushall – afër maksimumit! Krejt shtetet po pësojnë nga COVID dhe shumica e shteteve do të kenë humbje, por po ashtu shumica e shteteve kanë kaluar ndihmën në kuvendet e tyre dhe masat i kanë balancuar. Në Kosovë as 30 deputetë s’po munden të mblidhen. Pikë e pesë. Fjalët magjike: Kompromisi, ndihma ekonomike, rrjeti i sigurisë sociale. Fjalët toksike: për inati, bojkoti, arroganca. Rrogat ecin edhe që nuk mblidhen!”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA