Kosovës të mërkurën i janë shtuar 773 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,519 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima. Të mërkurën janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 8,845.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar të mërkurën masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas Hotit këto masa do të hyjnë në fuqi të premten.

Masat e prezantuara nga kryeministri ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët. Kryeministri Hoti tha se masat që do të hyjnë në fuqi të premten pas votimit në ekzekutiv, duke shtuar se këto masa janë të bazuara në Ligjin anti-COVID.

“Nëse një dyqan, nëse një qendër tregtare e të tjera nuk i zbaton masat me këtë vendim dhe masat tjera do të këtë mbyllje totale për ato biznese së paku për tre muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër jemi duke kaluar në situatës më të vështirë në 20 vjetët e fundit. Kjo situatë krahasohet vetëm me luftën”- tha Hoti.

Sipas masave të reja, në pikat kufitare do të vendosen ekipet mjekësore për kontrollin e qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Po ashtu, komunat do të ngrenë shtabet emergjente, me qëllim që të mbikëqyret sitatua epidemiologjike. Po ashtu, Hoti informoi se arsimi i lartë do të kalojë plotësisht online. Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës.

Këtu bëjnë pjesë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Shtime dhe Obliliqit. Në zonat e kuqe do të ketë mbyllje të aktivitetit ekonomik dhe kufizim të plotë të lëvizjes qytetare nga ora 19.00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA