Nusja vlerëson “numrin magjik”: Jam e lumtur që burri im ka fjetur me më shumë se 100 vajza para meje

11/11/2020 20:03

Një e re martuar së fundmi në Britani ka thënë për mediat se nuk e ka problem që burri i saj ka shkuar me më shumë se 100 vajza të tjera para saj.

Madje Courtney Hargreaves shton se është e lumtur që ai ka kaluar “numrin magjik” pasi tani është ajo që do të “korrë frytet” e eksperiencës në krevat të burrit të saj.

Burri i Courtney, 23 vjeçari Elliot a qenë një ‘don-zhuan’ që prej moshës 18 vjeçare por megjithse shokët e kanë paralajmëruar se do të mërzitej nga mungesa e saj e eksperiencës, çifti është tashmë i martuar me dashuri dhe kanë dy fëmijë.

22 vjeçarja estetiste e thonjve thotë: “Me pasurinë e eksperiencës së Elliot, seksi nuk bëhet burrë i mërzitshëm”.

Ajo kujton takimin e tyre të parë: “Kur kisha dalë një mbrëmje në bar, Elliot më doli përpara dhe nisi të më joshte. Por të gjithë e dinin reputacionin e tij. E kisha dëgjuar ai rrallëherë shkonte vetëm në shtëpi kështu që i thashë të mos më dilte përpara. Nuk doja të isha një tjetër trofe në krevatin e tij”.
Por tre muaj më vonë rrugët e tyre u takuan përsëri.

“Një tjetër natë nuk po gjeja dot shoqen time dhe u takova rastësisht me Elliot. Nisëm të bisedonim dhe ai foli seriozisht. Më ofroi të më çonte në shtëpi me makinë dhe qëndrova në shtëpinë e tij për një kafe, por ia bëra të qartë se do të ishim vetë shokë. Por qëndruam deri vonë duke biseduar dhe përfunduam në krevat. Ai ishte shumë i sigurtë në atë që bënte. Mëngjesin tjetër u zgjova nga telefoni i tij kur shokët i kërkonin të tregonte për ‘kapjen e fundit’. Ata i kërkonin të më vlerësonte nga 0 deri në dhjetë”.

Courtney, nga Blackpool, thotë se besonte se ai do t’i kërkonte të nxitonte të dilte jashtë, por Elliot e pyeti nëse donte të qëndronte për të ngrënë mëngjes.

“Në të kaluarën djemtë më bënin të ndjehesha e pasigurtë me veten, por Elliot nuk ishte i tillë dhe ne u lidhëm shpejt”.

Courtney thotë tashmë se një person nuk duhet gjykuar nga historia e tyre seksuale. “Tani e di se ai ka qenë një djalë i shthurur përpara por tashmë është një bashkëshort dhe baba i dedikuar. Ai ka lënë prapa ato.”

Pikepamjet e Courtney i bëjnë jehonë komenteve të ngjashme të gazetares britanike Chloe Madeley e cila tha muajin e kaluar se nuk e kishte problem që burri i saj James Haskell kishte shkuar me më shumë se 1,000 gra para saj.

FOTO GALERI
2/6
Burri i Courtney, 23 vjeçari Elliot a qenë një ‘don-zhuan’ që prej moshës 18 vjeçare

Top Channel