Ai është një nga aktorët më të njohur të “Hollywood-it”. Është fjala për Leonardo DiCaprion, i cili ditën e sotme feston ditëlindjen dhe mbush 46 vjeç.

Ai është personazh kryesor i shumë filmave, por duket se u bë akoma më i njohur me rolin e tij e Jack në filmin “Titanic” në vitin 1997 përkrah aktores, Kate Winslet.

46-vjeçari hyn në mesin e aktorëve më të talentuar dhe më të suksesshëm në botë. Ai përveç se është aktor, është edhe ambientalist.

Fondacioni i tij së fundmi bashkëpunoi me Aleancën e Tokës, Emerson Kolektiv dhe Ruajtjen Globale të Kafshëve të Egra për t’u përqendruar në adresimin e kërcënimeve të ndërthurura të ndryshimit të klimës dhe humbjes së biodiversitetit përmes punës së tij globale për të mbrojtur ekosistemet dhe jetën e egër, për të mbështetur energjinë e rinovueshme dhe për të siguruar të drejtat autoktone në dobi të të gjithë jetës në Tokë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel