Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në Filipine ka tejkaluar shifrën 400 mijë.

Filipinet raportuan 1.672 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 401.416.

Megjithatë, rastet aktive në vend aktualisht janë 31.500.

Në Filipine gjithsej 7.710 persona kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani, respektivisht 1,92 për qind e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Top Channel