27/11 10:11
Ndërsa duken mahnitëse të gjitha të mbërthyera në tapetin e kuq, të famshmet janë po aq të bukura kur shfaqen pa grim në rrjetet sociale.
Na pëlqen të shohim yjet të përqafojnë bukurinë e tyre natyrore, teksa i kujtojnë ndjekësve të tyre se duhet ta duan veten ashtu siç janë, pasi askush nuk është perfekt.
Më 28 tetor, Keke Palmer tregoi lëkurën e saj të mrekullueshme në një fotografi pa grim. Aktorja dhe këngëtarja dukej e mahnitshme.
Trendit iu bashkuan edhe shumë vajza të tjera të famshme si: Jennifer Lopez, Jennifer Garner dhe Lady Gaga, padyshim të gjitha duken të mahnitshme në mënyrën e tyre.
Disa nga këto fotografi pa grim që ndanë bukuroshet i gjeni më poshtë:
Top Channel