Aktori Michael J Fox i është rikthyer rolit të tij si Marty McFly, në një video të re të yllit të repit, Lil Nas X.

Fox shfaqet në një trajler për singëllin e pritshëm, Holiday, në të cilin Nas mbërrin në perëndimin e largët pikërisht ndërsa Santa Claus dëbohet nga një lokal. Pasi ai merr kapelën e babagjyshit, Nas zbulon se është zgjedhur babagjyshi i ri dhe duhet të udhëtojë në të ardhmen. Ndërsa ai ngjitet mbi një dre, Fox i thërret:  Çfarëdo që të bësh, Nas, mos shko në 2020!

Është hera e parë që Fox risjell karakterin e tij të famshëm në ekran që nga Kthim në të ardhmen, pjesa e III, në 1990. Në video, ai madje mban edhe të njëjtin kostum kaubojsi si në filmin e tretë, ku kishte mbetur i bllokuar në një qytet të vjetër perëndimor.

Videoja vjen një javë pasi 59 vjeçari tha se mund të detyrohej të ndahej përgjithnjë nga aktrimi. Ai tha se kujtesa e tij afatshkurtër është prekur, si rezultat i parkinsonit, sëmundje që e ka prekur që në 1991. Duke pranuar se aktrimi po bëhej gjithnjë e më i vështirë për të, ai tha se shkrimi do të ishte tani e tutje aktiviteti i tij kryesor krijues.

Top Channel