Koço Devoles iu dha lamtumira këtë të martë. Familjarë, miq, kolege dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite, e përcollën aktorin e njohur të humori në banesën e fundit.

Bashkëpunëtori i tij më i ngushte, Filip Çakuli, që për vite me radhë punuan në Fiks Fare përcolli këtë mesazh:

 “Na la një zbrazëti të madhe. Por unë kam një privilegj që Koçoja nuk do ta kishte nëse do kisha ikur unë më parë. Unë mund të mbledh mbesat dhe nipërit e mi dhe t’u them që punova me Koço Devolen. Jetova në epokën e Koço Devoles”, tha Çakuli.

Ikona e humorit shqiptar u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare mëngjesin e së dielës. Ai prej disa ditësh ishte shtruar në spital, për shkak se ishte prekur nga koronavirusi.

Në 31 tetor gjithçka u duk drejt përmirësimit…ai doli nga spitali infektiv, por fatkeqësisht u desh të rikthehej përsëri, për shkak se gjendja e tij u përkeqësua duke u futur në intubim. Leuçemia, sëmundja prej të cilës ai vuante, ia bëri të pamundur të përballonte Covidin.

Koço Devole ka lënë një pasuri të madhe për publikun dhjetëra role të papërsëritshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA