Albana Osmani ishte pjese e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u diskutua rreth panairit të librit që këtë vit do të mbahet online.

Si autore e re, Albana shprehu indinjatën dhe zhgënjimin nga përqindjet e larta që mbajnë libraritë ku do të dorëzojë librin e saj.

“ Nuk është e drejtë që gati gjysma e asaj pune kolosale që autorët bëjnë, të mbahet nga libraritë”, tha ndër të tjera ajo.

Ky reagim nuk u prit mirë nga botueset e pranishme në studio, duke ndezur kështu një debat që zgjati deri në fund të diskutimit.

Top Channel