Treni ishte i ndaluar në shina, por tjetri vijoi udhëtimin, regjistrimet audio hedhin dritë mbi minutat para aksidentit fatal në Spanjë
Gjermania ka pranuar të shesë pajisje ushtarake detare për Kairon, mes tensioneve për burimet energjitike në rajonin e Mesdheut lindor.
Berlini do të prodhojë për Egjiptin nëntë anije patrullimi dhe mbrojtjeje bregdetare, siç thuhej në letrën e ministrit gjerman të ekonomisë Peter Altmaier për komisionin ekonomik të parlamentit, sipas agjencisë Deutsche Presse-Agentur.
Marreveshja e luftanijeve e llogaritur në rreth 130 milionë euro është konkluduar në 2018 me kompaninë prodhuese gjermane Lürssen, e cila fillimisht ishte destinuar për Arabinë Saudite.
Por shitja për Arabinë Saudite u anullua prej embargos gjermane ndaj vendit, pas vrasjes se gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi dhe për ndërhyrjen e rëndë ushtarake në konfliktin e Jemenit.
Arabia Saudite mori vetëm 15 nga 35 barkat ushtarake të premtuara, para se Gjermania të ndalonte tërësisht shitjet e armatimeve për të. Në mars 2018, Gjermania ndaloi të gjitha shitjet e armëve ndaj palëve në luftën në Jemen.
Gjermania ka aprovuar marrëveshjen me Egjiptin megjithë kritikat nga opozita vendase. Sevim Dagdelen i partisë E Majta (Die Linke) ka thënë: “Duke parë pjesmarrjen e Egjiptit në luftën në Jemen, kalimi i marrëveshjes është shkelje e marrëveshjes për mosarmatosjen e palëve të luftës. Qeveria duhet të ndalojë furnizimin me armë të vendeve të Mesdheut”.
Top Channel