24/11 17:59
Shtëpia e fëmijërisë së Kobe Bryant në Pensilvani, ku legjenda kaloi një pjesë të mirë të jetës, është shitur për 810 mijë dollarë.
Ish-banesa e “Black Mamba-s”, ishte me pesë dhoma gjumi, dy banja dhe tepër komode. Familja e Bryant, u largua nga shtëpia në vitin 2008, ndërsa vendosën që ta nxirrnin në shitje vetëm këtë shtator. Sipas të dhënave, shtëpia u shit më 6 nëntor për plot 810 mijë dollarë.
Kobe, kishte improvizuar në shtëpinë e shitur një ambient të përshtatshëm për t’u stërvitur në basketboll. Ndërkaq, kujtojmë se Bryant dhe vajza e tij, Gianna, ishin pjesë mes nëntë viktimave në një aksident me helikopter në janar të vitit 2020.
Top Channel