Tea i kërkon të shprehë hapur pëlqimin për të, Andi heziton/ Ndërkohë Emini: Vetëm Tea e vendos atë…

09/11/2020 19:52

Tea dhe Andi janë një nga dyshet që kanë realizuar më së shumti takime së bashku.

Tea e ka konfirmuar hapur pëlqimin ndaj 24-vjeçarit, ndërsa një gjë e tillë është nënkuptuar edhe nga djali, ndonëse nuk është pranuar publikisht. Pas transmetimit të takimit që Sindi kishte me Andin, Tea tha se nëse ky i fundit nuk konfirmonte pëlqimin për të, atëherë ajo nuk do e zgjidhte në takim.

Andi hezitoi të përgjigjej, duke thënë se do ta shprehë pëlqimin e tij në një moment të dytë, pse jo edhe në takimin që ato mund të kenë së bashku.

Andi: Unë do ta kthej më vonë këtë përgjigje.
Tea: Unë nuk të ftoj nëse nuk më thua të kam pëlqim.
Andi: Unë kam dalë 100 herë i mirë, 200 herë i keq, e 500 herë aktor, por këtë përgjigje do e jap në një moment të dytë.

Ndërkohë Emini, i cili ka një miqësi të ngushtë me Andin, theksoi se 24-vjeçarin vetëm Tea e vendos në vështirësi. Andi u ndie disi në siklet pas kësaj deklarate dhe nisi të godasë me shaka mikun e tij nga Kosova. A është kjo një konfirmim i asaj që tha Emini?

“Vetëm Tea e vendos në vështirësi Andin. Unë ia di pikat e dobëta”, tha Emini.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel