Dhjetëra studentë iu rikthyen protestave kundër mësimit online në dyert e Ministrisë së Arsimit. 4 kërkesat që i kanë dorëzuar të hënën e shkuar, së pari për mësimin e kombinuar online dhe auditore, uljen e tarifave të studimit dhe paketa interneti falas e pajisje teknologjike për të rinjtë në vështirësi ekonomike sipas studentëve thjesht janë protokolluar.
“Ne kërkojmë të drejtat tona për sa kohë nuk kemi marrë zgjidhje jemi mbledhur sërish. Disa prej nesh janë kthyer në rrethe ndërsa disa të tjerë janë kërcënuar ndaj pjesëmarrja s’është e lartë”, shprehen studentët.
Në shenjë simbolike, ata e zhvendosën protestën në një kafe mbrapa mësimit për të zhvilluar mësim duke treguar se është paradokse se si kafenetë qëndrojnë hapur, ndërsa universitetet janë mbyllur.
“Mësimi në kafe për të shfaqur absurditetin e qeverisë. Se si këtu mund të heqim maskat, ndërsa në auditore s’bëjmë dot mësim”.
“Nuk mund të mos e pranoja ftesën e tyre në kafe për të bërë një orë leksion, sepse do flasim për të drejtat dhe detyrimet e tyre si studentë”, shprehet një pedagoge.
Top Channel