Kryeministri Edi Rama ka vijuar akuzat ndaj kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Me anë të një tjetër reagimi në rrjetet sociale, Rama i kërkon kryedemokratit që të sqarohet lidhur me kontributin e tij në raportin e Dick Martin për UÇK.
Kryeministri Rama në Tëitter:
Lulëzim sa më shumë i shmangesh përgjigjes për kontributin tënd në raportin e Dick Marty,aq më shumë e pranon faktin e tmerrshëm se je pjesë e asaj loje të ulët për njollosjen e UÇK,ndërkohë që unë nuk dua ta besoj këtë dhe të bëj thirrje të dalësh e ta sqarosh popullin shqiptar!
Sharjet e akuzat qesharake për mua si fajtor pse në Shqipëri numrat e të infektuarve po rriten si kudo, s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të kaluarës që këto ditë të rênda për Kosovën, vetëm zmadhohet e rëndohet nga bishtnimi yt! Dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm!
Top Channel