“Njeriu i mirë”/ Eva Alikaj rrëfen të pathënat e filmit: Nuk u putha në buzë me Bujar Asqeriun…

08/11/2020 15:42

Eva Alikaj, ishe një nga personazhet e ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”.

Gjatë bisedës me gazetarin Ervin Kurti, Eva zbuloi të pathëna nga filmat që ka luajtur, më konkretisht nga filmi “Njeriu i Mirë”.

Eva rrëfeu se regjisori i kërkoi të puthej me Bujar Asqeriun, por ajo e nuk e pranoi një gjë të tillë.

E më pas, Eva thotë se montazhi me mjeshtëri bëri një hile për t’u dukur se Eva dhe Bujari po shkëmbenin me të vërtetë një puthje.

“Më thanë që duhet ta puthësh Bujarin, unë nuk e bëra dhe më ndërprenë xhirimin. Unë i them vetëm të dua, ata kanë bërë një hile që të duket sikur jemi puthur”, u shpreh Eva.

Top Channel