“N’fermë”: Shkon të mjelë lopën, Irini Qirjakos i ndodh e papritura…

08/11/2020 15:57

Erdhi e diela, bashkë me të u rikthye rubrika “N’fermë”, në “E Diell”. Këtë puntatë, të ftuar ishin, këngëtarja Irini Qiriako, aktorja Eva Alikaj, spikerja e lajmeve Ola Bruko, modelja e fitness-it, Dorina Mema dhe violonçelisti Iljard Shaba.

Personazhet e kishin jo të lehtë të mësoheshin me punët e vështira të fshatit. Irini, u angazhua me kujdesin e bletëve dhe vjeljen e mjaltit. Eva dhe Ola, u vendosën në serrë dhe nisën të mbillnin fruta e perime, ndërsa Iljardi, i ndihmoi me traktor duke punuar tokën.

Dorina kishte një sfidë jo të lehtë. Ndonëse një modele fitness-i dhe e mësuar me peshat e rënda, detyra për të prerë drurët ishte jo e thjeshtë për të.

Nuk mbaron këtu, pas një pushimi duke konsumuar kafe, Irini vijoi punën duke mjelë lopët, por gjatë kësaj procedure hasi vështirësi me njërën, e cila vazhdimisht e shkelmonte. Ola mori rolin e një agronomeje të mirë dhe nisi të mblidhte me lopatë plehun, ndërsa Dorina u kujdes për gomarin e kalin.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel