Gazetari dhe deputeti i njohur Milaim Zeka dhe bashkëshortja e tij Edlira Qefalija ishin të ftuar në puntatën e shtatë të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Kjo puntatë u cilësua si puntata e “Shën Valentinit” dhe sfida e fundit për mbrëmjen e djeshme ishte “Ndaje ose French Kiss”, ku çiftet duhet të putheshin nëse refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante.

“Milaim si gazetar dhe deputet i njohur duam të na thuash sot një kritikë për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe një kritikë për Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe se cili sipas teje qeveris më mire vendin e tij. Ndaje me ne në “Shiko Kush LUAN” preferencën tënde ose “French Kiss”,- ishte kjo pyetja që iu bë Milaimit nga bashkëshortja e tij.

Gazetari preferoi t’i përgjigjej kësaj pyetje dhe sipas tij për fat të keq asnjëri nga kryeministrat në fjalë nuk kanë qeverisur mirë vendin e tyre.

“Edi Rama është bo si Erdogani; kështu që për 8 vite të mërzitet burri/gruaja e jo më kryeministri. Kështu që mjaft e ka qeveris Shqipërinë. Ndërsa kryeministri i Kosoves, pak në paraqitje të tij është qaq i butë saqë ndonjëherë them me e ba kryetar të forumit të grave në Kosovë.”, përfundoi Zeka.

Top Channel