Mesazhet prekëse të vipave shqiptarë pas vdekjes së aktorit Koço Devole

08/11/2020 19:12
Aktori Koço Devole

Aktori i njohur shqiptar, Koço Devole mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75- vjeçare ditën e sotme.

I prekur nga koronavirusi, artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim.

Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.

Për artistin e shquar të kinematografisë shqiptare, reagimet ishin të shumta nga figura e personalitete publike, të cilët e njohën apo kishin fatin të punonin me të.

Aurela Gaçe, Sidrit Bejleri, Bes Kallaku, Ermal Mamaqi, Rozana Radi dhe Sevdai Radogoshi janë ndër të famshmit shqiptarë që shprehën ngushëllimet e tyre pas vdekjes së Devoles.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel