“Maskat”/ Juria “mundohet”! Personazhet mbeten “enigmatikë” për ta…

08/11/2020 19:10

“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani. Moderatorja është infektuar me COVID-19 dhe pjesëmarrja e saj në emision u arrit me anë të një lidhje direkte, ndërkohë në moderimin në studio e ndihmoi Edi Manushi.

Ndërkaq, personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur.
Juria e përbërë nga tekst shkruesi Olti Curri, këngëtaret Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari, e kishin jo të lehtë për të zbuluar personazhin që fshihet pas maskës.

Juria mbeti e surprizuar nga performancat e blogeres Sara Berisha dhe aktorit të humorit Gent Hazizi, por zëri i tyre karakteristik u zbulua menjëherë nga ta. Ndërkohë jurinë e mundoi disi performanca e realizuar nga gazetarja Iva Tiço. E komplimentuar për zërin dhe performancën skenike, Iva rezultoi një sfidë e vërtetë për jurinë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel