Fitorja e Joe Biden/ Jennifer Lopez me lot në sy: Historia po shkruhet (FOTO)

08/11/2020 19:30

Këngëtarja dhe aktroja me famë botërore, Jennifer Lopez, është zgjuar me lot gëzimi mëngjesin e një dite më parë. Kjo për faktin se ka marrë vesh për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

51-vjeçarja publikoi në “Instastory” disa video ku tregonte se sapo ishte zgjuar dhe shprehet se po shkruhet historia. JLo thekson se nuk ka fjalë që të përshkruajë gëzimin.

Gjithashtu Lopez shpreson që kjo ditë e re t’i gjejë amerikanët duke dashur me shume dhe duke vlerësuar njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, këngëtarja shumë seksi kërkon që amerikanët të bëhen bashkë pasi janë në SHBA, në vendin më të mrekullueshëm në planet.

“Shumë e lumtur këtë mëngjes, s’kam fjalë. Shpresoj të jetë një ditë më e mirë për vendin, janë lot lumturie. Është ditë e re dhe shpresoj ta duam dhe ta vlerësojmë njëri-tjetrin. Të bëhemi bashkë, jemi SHBA, vendi më i mrekullueshëm në gjithë planetin. Historia po shkruhet sot për të gjitha vajzat e vogla që duan të kenë një zë”, shprehej Lopez.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel