Biden zgjidhet President/ Aktorja e famshme s’përmbahet, vrapon si e ‘çmendur’ në rrugë (VIDEO)

08/11/2020 15:04

Aktorja Jennifer Lawrence nuk ishte në gjendje të përmbante lumturinë e saj të shtunën, pasi mësoi se Joe Biden kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 kundër Donald Trump.

Pasi mësoi lajmin e presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara, aktorja, 30 vjeç, postoi një video të saj duke vrapuar rreth Bostonit me një palë pizhame rozë.

Ndërsa luante muzikë me një altoparlant, ylli i Red Sparrow vrapoi nëpër një rrugë në Boston duke brohoritur me duart në ajër.

‘Hajde Boston le të festojë’, thotë ajo.

Gjatë fushatës, aktorja përdori rrjetet sociale për të mbështetur Joe Biden dhe Kamala Harris, ku shkruante: “Jam një demokrate krenare”.

Top Channel