“Bashkë si në foton e fundit babka im”/ I ati i humbi betejën me COVID-19, Viola Spiro bën dedikimin prekës

08/11/2020 17:37

Pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme si pasojë e COVID-19, moderatorja e njohur Viola Spiro, ka bërë dedikim prekës për të atin.

Moderatorja ka publikuar një foto në “Instagram”, teksa i premton se do të jetë gjithmonë duke qeshur me të, si në foton e tyre të fundit.

“Do qeshim gjithmone bashkë si ne foton tone te fundit, babka im…”ka shkruar moderatorja.

Babai i moderatores, Rodolf Spiro, ndërroi jetë pak ditë më parë në Turqi në moshën 63-vjeçare. Pak kohë më parë ai u infektua me COVID-19 dhe nuk ia doli dot të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm .

FOTO GALERI
1/7

Top Channel