Një kompani celulare në Islandë ka publikuar së fundmi një reklamë me njerëz tërësisht të zhveshur që po transmetohet në çdo kohë në televizionet e vendit.

Megjithse pjesët intime të aktorëve në pamjet frontale janë errësuar nga regjia, ata duket që janë tërësisht të zhveshur teksa kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme si vrap, drejtim i biçikletës, not, duke bërë pazar e madje edhe takime biznesi.

Kompania e komunikimeve Nova thotë se imazhet e saj “me frymëzim natyrist” janë një mjet për të përçuar pozitivitet dhe përmirësim të mirëqenies mendore.

Në video ata nxisin njerëzit skeptikë ndaj mediave sociale “të lënë celularët në shtëpi”, për t’i lënë vend “celebrimit të trupit”.

Reklama nis me një vajzë të re bionde që del nga tuneli në një fushë sporti. Kur ndalon ajo heq pulovren e saj dhe zbulon trupin e sipërm tërësish të zhveshur, para se të nisë të shtriqë krahët dhe qafën e saj.

Kamera më pas vazhdon me një seri njerëzish të tjerë të zhveshur në situata të ndryshme, që prej një burri me syze dhe flokë të kuqe, një djalë që heq të mbathurat për t’u latë në pishinë apo dhe një grua e moshuar që heq të brendshmet e saj.

Nova tha se me fushatën kërkon të celebrojë trupin.

“Ne jemi të gjithë të bukur dhe duam që njerëzit të ndjehen mirë. Në mediat sociale bombardohemi me bukuri joreale dhe standarde të ekzagjeruara trupore. Ato nuk janë realiteti”, shton kompania në sloganet e saj.

“Duhet të flasim për dashurinë dhe respektin ndaj vetes. Ne jemi në forma dhe përmasa të ndryshme. Nuk ka asgjë për të fshehur apo për t’u turpëruar. Ne jemi të tillë”.

Autori i saj Nick Mayhewë-Smith tha se dyshonte se reklama mund të shkaktonte konfrontime por shtoi se kishte tentuar të krijonte një reklamë “të lumtur”.

FOTO GALERI
1/9
Një kompani celulare në Islandë ka publikuar së fundmi një reklamë me njerëz tërësisht të zhveshur që po transmetohet në çdo kohë në televizionet e vendit.

Top Channel