Megjithse duket si një bishë e vdekur në brigjet perëndimore të detit Kaspik, mjeti kolosal ajror dikur fluturonte këcënueshëm mbi sipërfaqen e deteve.

Tashmë pas tre dekadave që rrinte i fjetur, përbindëshi është vënë përsëri në lëvizje, për të kryer atë që do të jetë udhëtimi i tij i fundit.

Prej korrikut një flotë prej tre rimorkiatorësh dhe dy mjete ndihmëse e kanë manovruar ngadalë ekranoplanin sovjetik për ta çuar në brigjet më jugore të Rusisë.

Dhe këtu në Derbent, në republikën ruse të Dagestan, “Ekranoplani Lun-klas” 380-ton do të mbetet në formë muzeumi.

“Lun” pritet të bëhet atraksioni kryesor i Parkut Patriot të planifikuar në Derbent, një muzeum ushtarak ku do të shfaqen pajisje të ndryshme sovjetike dhe ruse të përdorura më parë nga ushtria.

Kur të hapet parku i Derbent, ai nuk do të jetë i vetmi muzeum ushtarak rus që do të shfaqë një ekranoplan, pasi një tjetër më i vogël i klasit ‘Orlyonok’ gjendet në një muzeum të ushtrisë në Moskë.

Mjeti ushtarak i dalë jashtë shërbimi, ishte krijuar nga Rostislav Evgenievich Alexeyev që në vitin 1975, dhe përdorte një shtresë ajri nën krahët e tij për të fluturuar mbi sipërfaqen e ujit në vetëm 4-5 metra lartësi prej tij, duke u bërë i vështirë për t’i pikasur nga armiqtë, dje i afte te leshonte raketat per të eliminuar luftanijet rivale.

Ai qëndron i papërdorur që prej fundit të viteve 1990-të.

MD-160, i njohur gjithashtu si Utka, ishte pjesë e programit ushtarak sovjetik WIG dhe i vetmi ekranoplan i kategorisë Lun që u kompletua dhe u pajis me raketa supersonike anti-aeroplanmbajtëse.

Ai kishte një ekuipazh prej nëntë vetësh dhe u krijua për fluturim të vazhdueshëm mbi sipërfaqen e detit duke përdorur atë që njihet si “efekti tokësor”, që është ndërveprimi dinamik mes krahëve dhe sipërfaqes së ujit.

Ekranoplani leshon raketen P-270

FOTO GALERI
1/8
Përbindëshi është vënë përsëri në lëvizje, për të kryer atë që do të jetë udhëtimi i tij i fundit.

Top Channel