Pamje të mahnitshme të balenës nënë që ushqen këlyshin duke injektuar qumësht në det (Fotot)

07/11/2020 21:26

Një fotograf ka kapur imazhe të pabesueshme të një balene ‘sperme’ të stërmadhe, që ushqen këlyshin e saj nën ujë.

Mike Korostelev, 38 vjeçar nga Moska ishte në momentin e duhur në oqeanin Indian për të dëshmuar takimin e veçantë të balenave.

Fotot e tij tregojnë nënën balenë që injekton qumësht në ujë për këlyshin e saj, ndërsa më pas ato shihen të dyja që rrahin bishtin e tyre dhe largohen.

Mike thotë: “Ishte një nder i madh për mua të isha aq afër në atë moment privat të jetës së balenave”.

Balenat e spermës i kanë thithat të kthyera nga brenda trupit dhe kur këlyshi i tyre është gati për t’u ushqyer ai zhytet poshtë nënës së tij dhe e shtyn te gjendrat e qumështit.

Kur nis stimulimi, nëna nxjer thithat e saj dhe qumështi lëshohet në ujë teksa këlyshi e pi atë duke e filtruar nga uji.

Studimet tregojnë se balenat e spermës ushqehen në këtë mënyrë pasi goja e tyre nuk është e përshtatur për thithje. Femrat e balenave të spermës dhe këlyshët e tyre qëndrojnë në tufa prej rreth 20 anëtarësh.

FOTO GALERI
1/17
Një balene ‘sperme’ e stërmadhe, që ushqen këlyshin e saj nën ujë.

Top Channel