38 vjeçarja zbavitëse australiane Celeste Barber, ka goditur përsëri në rrjetet sociale. Pasi disa hileve të vlerësuara për satirën, kësaj radhe komediania ka vënë në lojë një pozë ‘seksi’ të këngëtares Rita Ora, duke e imituar me “versionin e saj”.

Nëse dikush mund të të bëjë për qeshur në kohë të vështira koronavirusi, kjo duket se është Celeste Barber që gjithmonë trajton me respekt 7.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Me postimin e imazhit në llogarinë e saj, nëna e një fëmije shkruan: “Mos bëj sikur të intereson komenti i fotos.”

Në foton origjinale Rita Ora mban një dorezë të kuqe për të mbuluar njërin gjoks, ndërsa në tjetrin vendos një simbol.

Ndërsa në versionin e australianes, ajo mban një palë doreza pastrimi.

Në vendin e tatuazhit të Ritës në ije, komediania shkruan thjesht “tatuazh”.

Foto e saj ka mbledhur 555,480 pëlqime dhe shumë komente nga fansat.

Njëri thoshte: “Edhe unë kështu e pastroj banjën.”

Një tjetër: “Uli duart, ke doreza shumë të mira.”

Edhe një i katërt ishte i kënaqur: “Dukesh shumë e nxehtë! Megjithse kjo supozohet të jetë komedi, je shumë seksi!”.

Top Channel