Kartelet latine të drogave kthehen në kulte/ Adhurojnë djallin, ofrojnë sakrifica njerëzore

07/11/2020 18:58

Një kult kriminelësh që adhuron ‘Santa Muerte’, shenjtorin e vdekjes, besohet se ka mbledhur miliona ndjekës në të gjithë Amerikën Latine që prej krijimit të tij në vitin 2002.

Ritualet e tyre drithëruese janë përhapur mes karteleve meksikane të drogës, duke krijuar rrethe të frikshme me rite gjymtimesh dhe sakrifikimi të viktimave.

Shenjtori i Vdekjes ose Santa Muerte e ka origjinën në zotët e vdekjes së popullsive të lashta vendase Azteke apo Maja.

Besimtarët e tyre e quajnë veten katolikë por Kisha refuzon të përzihet me to.

Një i tillë është krijuar nga Enriqueta Romero në zonën e Tepito të kryeqytetit meksikan në 2002, kur djali i saj i dha një figurë të Shenjtorit të Vdekjes, çka është përvetësuar më pas edhe nga kartelet e drogës.

Tetorin e kaluar një bandë meksikane krijoi një altar për Santa Muerte duke përdorur kafka njerëzore dhe pjesë të tjera trupore.

Policia zbuloi tempullin e tmerrshëm gjatë një bastisjeje në disa shtëpi në kolonitë e Peralvillo e Tepito në kryeqytet.

31 të dyshuarit, 26 burra e pesë gra, dyshoheshin si anëtarë të kartelit La Union Tepito.

Altari ishte ndërtuar me maska satanike dhe kishte mbetje njerëzore, së bashku me kafka të përgjakura.

Rezidentja Martha N. pretendonte se aty kriminelet kryhenin rituale satanike çdo tre ditë me qëllim “fitimin e imunitetit” nga plumbat.

Në vitin 2017, 28 të burgosur u vranë në burgun e Acapulco në një ritual të Santa Muerte, me bashkëpunimin e gardianeve, raportonte agjencia vendase Reforma.

Ata ishin vrarë me armë të mprehta dhe armë zjarri, në një nga masakrat më të rënda të shtetit jugor meksikan Guerrero.

Agjencia Catholic News Agency tha se disa prej tyre u ishte prerë koka.

Los Zetas, karteli i krijuar nga ish-anëtarë të korruptuar të forcave speciale meksikane në 2010, gjithashtu raportohet se kanë përvetësuar ritualet e Santa Muerte.

Në vitin 2012, ata kishin flakur trupat pa kokë të 43 burrave e gjashtë grave në një autostradë mes kufirit amerikan dhe qytetit meksikan Monterrey.

Një nga trupat ishte i shënuar me tatuazhe të Santa Muerte, raportonte asokohe Washington Post.

Në vitin 2011, prifti i njohur David Romo Guillen u arrestua dhe u akuzua për pengmarrje e zhvatje.

FOTO GALERI
2/6
‘Santa Muerte’, shenjtori i vdekjes

Top Channel