Aventurierët/ A di çfarë është bipolare? Gëzimi dhe Dodo vendosin në lojë Valin

07/11/2020 00:25

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve. Gëzimi, Vali dhe Dodo vendosën të qëndronin bashkë dhe të gatuanin në zgarë.

Teksa Dodo po gatuante, Vali filloi të replikonte me Gëzimin. Vali filloi ta ‘ngacmonte’ Gëzimin dukë i thënë se ai është i vetmi djalë që ka refuzuar gocat në Spille. Ndërkohë që Gëzimi iu përgjigj duke i thënë se e ka një të dashur. Në një moment ndërhyn Dodo duke i thë Valit që është bipolare.

Pjesë nga biseda:

Dodo: Ose thjesht ti je bipolare si Stivi.
Vali: Më fal, çfarë jam unë?
Dodo: Bipolare, a e di çfarë është, apo jo?
Gëzimi: Jepi definicionin të lutem?
Dodo: Pyete çfarë është?
Gëzimi: E di çfarë është bipolare?
Vali: Që pëlqen djemtë dhe goxat, mos gaboj.

Në këto momente reagojnë Gëzimi dhe Dodo ku pastaj e vënë në lojë Valin.

Episodi i plotë:

Top Channel