Zgjedhjet në SHBA/ Reagon Ivanka Trump: Të gjitha votat legale duhen numëruar, por jo ato ilegale

06/11/2020 18:21

Situata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA vijon të jetë ende e paqartë.

Ndonëse demokrati Joe Biden është në kryesim dhe të gjitha gjasat janë që ai të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, republikani Donald Trump ka deklaruar sistematikisht së fundi se ka pasur parregullsi në vota, e ato sipas tij duhen rinumëruar.

Gjithashtu ai ka shtuar se në rast të fitores së Biden-it do t’i dërgojë zgjedhjet në gjykatat më të mëdha të vendit për të dalë prej gjykatësve të tyre emri i presidentit të ardhshëm. Të njëjtin qëndrim ndan edhe e bija e Trump-it, Ivanka.

Me anë të një shkrimi në Twitter, ajo ka shkruar se të gjitha votat legale duhet të numërohen e ato ilegale jo.

“Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, shkroi Ivanka.

Në anën tjetër, babai i saj ka bërë thirrje të që ndalet numërimi i votave në shtetet si Pennsylvania, ku rezultati është përmbysur dhe Biden është rikthyer në lojë.

Top Channel