Arjan Konomi zgjodhi një mënyrë të shpenguar e një mbrëmje të  lirshme mes miqsh për të festuar më shumë se sa promovuar librin e tij, Saga 2. Jemi në kushtet ku nuk mund të mblidhemi për një panair libri dhe kjo ishte mënyra e tij.

“Duke qenë se Panair nuk do të ketë sivjet dhe kjo për ne që shkruajmë, aq më tepër kur nxjerr një libër në këtë periudhë të dhimbshme  që nuk ka një panair. Është një moment shumë i bukur, emocional, ku njerëzit vijnë . Shqiptarët e presin panairin me shumë gëzim, edhe për të marrë libra, por edhe si një event kulturor. Mendova të mbledh miqtë e mij, të kalojmë  një mbrëmje.”

E ndërsa libri e ka pasur tashmë kontaktin me publikun, autori shprehet i kënaqur për reagimet. Megjithatë në vetvete për të libri është një mundim i bukur.

“Libri është shumë i vështirë. Ka një proces kërkimi në fillim. Pastaj proces shkrimi, pastaj redaktimi i botimi, e më pas kur mendon që të gjitha këto kanë mbaruar, fillon ankthi se si do të pritet nga publiku, a tërhiqet, a shitet,  çfarë reagimi ka nga kritika, nga miqtë e të gjithë, është një proces që nuk mbaron.”

Do të kemi një Sagë 3?

“Po, shpresoj që po. Për momentin kam qenë i zënë me projekte televizive dhe emision Përputhen, por patjetër, derisa e kam quajtur Sagë, mendoj që sa kam mundësi për të shkruar të kem edhe një Sagë 3 në të ardhmen.”

Vladimir Lenin, Mata Hari, Luigji XIV, Mari Kyri dhe Aleksandri i Madh, janë personazhet që Arjan Konomi zgjodhi t’i jetëshkruajë në këtë sagë të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA