Aktakuza ndaj ish presidentit të kosovës, Hashim Thaci, kryetarit të PDK Kadri Veseli, Shefit të grupit parlamentar të VV Rexhep Selimi dhe ish kryetarit e parlamentit, Jakup Krasniqi, është publikuar e plotë nga gjykata speciale, në një version të redaktuar, me gjithsej 68 faqe.

Ata ngarkohen me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit si burgosjes, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, mes marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer në disa vende në Kosovë, por edhe në Kukës, Has dhe Cahan në Shqipëri “dhe u kryen nga anëtarë të “UÇK” kundër civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”.

Viktimat ishin persona që shiheshin si kundërshtarë të UÇK-së;  serbë, romë dhe ashkalinj; katolikë; civilë që dyshoheshin për bashkëpunim me autoritetet; shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të LDK ose partive të tjera; shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në etj. Nga marsi 1998 deri në shtator të 1999, të akuzuarit dhe kanë patur si qwllim të marrin kontrollin në gjithë Kosovën, me çdo mjet, përfshirë frikësimin, keqtrajtimin, dhunimin dhe eliminimin e kundershtareve”. Pjesëtarë të tjerë “të ndërmarrjes së përbashkët kriminale janë Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së”. Aktakuza pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, personalisht kanë marrë pjesë në “kërcënime, marrje në pyetje, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve”. Në korrik 98, pas një sulmi të UÇK-së në Rahovec dhe rrethinë, ishin marrë peng civilë serbë, dhe në operacion ishin përfshirë, Thaçi, Veseli e Selimi.

Në një rast tjetër në Zonën Operative të Dukagjinit, “Thaçi dhe Selimi ndërmorën hapa për të frikësuar dhe ushtruar dominim ndaj njësive të lidhura me LDK-në, përfshirë edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), që ishin të lidhura me qeverinë në ekzil”. Ndërkohë mes majit dhe qershorit, pjesëtarë të UCK burgosën rreth 20 persona për periudha të ndryshme kohore në një ish fabrikë metalesh në kukës.

Në aktakuzë pretendohet se ka pasur qendra të ndalimit në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel