Një emision dashurie si asnjëherë më parë! Mbrëmjen e së shtunës në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën do të festohet “Shën Valentini” dhe ku ka më bukur të festohet së bashku me çiftet e dashura të showbiz-it.

Kjo mbrëmje i dedikohet dashurisë dhe të ftuarit janë çiftet më në zë të momentit si Elita Rudi dhe Gjiko; Mihrije Braha dhe Naim Abazi si dhe çifti Milaim Zeka e Edlira Qefalia.

Këtë të shtunë bëhet “përballja” e parë televizive e Gjikos dhe Milaimit. Të gjithë mezi presim të shohim çdo i thonë njëri-tjetrit, pasi Zeka pak më parë i “ngacmoi” Elitën reperit.

E dini që edhe kapiteni i skuadrës të kuqe Florjan Binaj do të ketë përballë ish-partneren e tij? Ajo është “Burbuqja” ose ndryshe Rezart Veleshnja, e cila i dha super atmosferë spektaklit. Nuk do të mungojnë edhe performancat fanstastike nga Fifi.

Pse u përlotën Milaim Zeka dhe Elita Rudi? E mësojmë nesër në orën 21:00.

Ne mezi po e presim të shtunën mbrëma pasi nuk kemi parë asnjëherë një festë “Shën Valentini” në “Shiko Kush LUAN”.

Top Channel