Nëntori në Shqipëri njihet si muaji ku mbahet “Panairi i Librit”.

Por ndryshe nga vitet e kaluara, ku në ambientet e Pallatit të Kongreseve janë pritur mijëra dashamirës të librit, këtë vit, pandemia e koronavirusit na ka kushtëzuar grumbullimet e mëdha.

Për këtë arsye, panairi do të mbahet online. Top Channel, bashkë me webmaster-in e saj Rigert Lusha, më datë 12 nëntor do të publikojnë një aplikacion të përshtatshëm për telefonat e programeve “IOS” dhe “Android”, ku mund të blini online librin që ju dëshironi.

Ky panair i ri, u diskutua në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku të ftuara ishin disa nga përfaqësueset e shtëpive botuese. Loreta Brahimi, tha se nuk ishin në dijeni që panairi do të zhvillohej këtë vit. Ajo tha se nisma e ndërmarrë nga Top Channel është tepër e rëndësishme.

 

“Siç e thanë edhe parafolësit nuk e kishim menduar, ishte një zgjidhje e çastit të fundit. Të tërë do të donim që panairi të ishte fizikisht, por mirëkuptohet. Duhet ta pranojmë dhe të shtyjmë sa më shumë që të gjithë platformat oline të kenë sa më shumë përdorues. Të sensibilizojmë publikun që të dalë nga ajo zona e komfortit. Librat do të ofrohen me ulje. Edhe ne si botime Pegi kemi një dyqan online që do të ofrojmë libra me ulje. Ulja ka qenë karremi që tërhiqte njerëzit”, u shpreh Loreta.

Ndërsa Arlinda Dudaj, tregoi diferencat mes panairit online dhe atij fizik.

“Nuk kam qenë në 0 do të kemi konferencë për të promovuar filan libër. Platforma për të shitur nuk ka fare rëndësi, ndërkohë që pjesa e programeve ishte me orare të caktuara”, tha Arlinda.

 

 

Top Channel