E mbani mend herën e fundit që keni kontrolluar profilin tuaj në “Instagram” dhe keni menduar se bota është e padrejtë? Shikimi i fotografive të përsosura dihet se dëmton seriozisht imazhin tuaj për veten, kjo pasi bëhet krahasimi mes atyre fotove dhe jetës reale.

Influencuesit në rrjetet sociale qëndrojnë 40 orë duke inskenuar, duke bërë imazhe të shumta e duke i rregulluar ato. E në fund zgjedhin atë më përfekten që t’ua tregojnë ndjekësve të tyre.

Por një modele e di shumë mirë se ekziston një realitet krejt tjetër pas çdo shkrepje të përsosur që tregohet në “Instagram”. E këtë gjë ajo nuk ka aspak frikë që ta tregojë.

Vienadoll ka bërë kolazhe gazmore “Instagram vs Reality” dhe ka vendosur që t’ua tregojë 178 mijë ndjekësve të saj.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel