“Njoh vajza të ekranit që janë eskorta”, me kë e kishte Lea?

06/11/2020 17:51

Modelja Lea Legisi u bë e njohur në emisionin e Top Channel “She is on Top”.

Ajo ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të sqaruar ato “gojë të liga” që i komentojnë se ka punuar si eskortë në Dubai. Lea i ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se atje ka punuar në një Theme Park dhe ka përfunduar studimet për Menaxhim Biznesi.

Ajo rrëfeu se në Shqipëri ka shumë personazhe të njohur të ekranit që punojnë si eskortë, por preferoi të mos zbulonte emra.

“Ke edhe eskortë që jetojnë në Shqipëri që punojnë. Aq sa kam dëgjuar më shumë ka këtu sesa atje (Dubai). Ka edhe femra që i njoh, janë pjesë e televizionit dhe punojnë. Nuk më duket punë, ata nuk janë para të ndershme”, tha Lea.

Top Channel