Kur është fjala për kamuflazh bufët janë të renditur mes më të mirëve, siç është rasti i kësaj nëne në foto e cila bëhet thuajse “e padukshme” në lëvoren e pemës, për të fshehur folenë e saj me dy zogj të vegjël.

Zogu inteligjent u fotografua në pyllin e Cape Town, në Afrikën e Jugut.

Ndërkohë dy zogj të vegjël bufi rreth 2-javëshe, më në fund nxorrën kokat e tyre për të parë jashtë, duke pritur kthimin e nënës së tyre.

Fotografi amator 57 vjeçar Rob Mousley, jeton aty pranë dhe ka ndjekur prej javësh bufët, por pranon se është shumë e vështirë t’i dallosh, falë kamuflazhit të tyre të përkryer.

Ai thotë: “Ata janë shumuar në kopshtin këtu pranë, por zhduken shumë shpejt. Unë dyshoja se kishin bërë këtu folenë e tyre por nuk mund t’i gjeja.

Vetëm kur një mik më tha se kishte parë mashkullin, unë arrita të gjej dhe femrën. Ata jo vetëm janë të kamufluar në mënyrë të përkryer, por me veten ajo fsheh edhe folenë e tyre. Është e pamundur t’i shikon me sy të lirë. Ai që e sinjalizon prezencën e tyre është mashkulli, i cili sillet rrotull gjatë ditës”.

Ai shton më tej: “Edhe nëse sytë e tyre duken të mbyllur, bufët janë duke shikuar dhe reagojnë menjëherë ndaj kërcënimeve. Kur dikush kishte dalë për shëtitje herët me qenin, nëna hapi menjëherë sytë dhe u zgjat për të kontrolluar”.

“Kur bufët bëhen më të moshuar nëna kalon më shumë kohe larg folesë, por përsëri është aty pranë, e gatshme për të sulmuar ndaj kërcënimeve të mundshme”, shtoi dashamiresi i zogjve.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA