Mori rolin e shef Renatos dhe u përlesh fizikisht me konkurrentin/ Flet Indriti: Largimi im i padrejtë…

06/11/2020 16:16

Këtë të premte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte ish-konkurrenti i “Hell’s Kitchen”, Indriti.

Djali nga Elbasani u përjashtua javën e kaluar nga emisioni, për shkak të përleshjes fizike që pati me një tjetër konkurrent, Martinin. Ndërkohë në studio, Indriti e cilësoi largimin e tij si të padrejtë. Ai tha se do të dëshironte që të qëndronte më shumë në “kuzhinën e ferrit”, por gjaknxehtësia e treguar prej tij bëri që të largohej përpara kohe.

“Të kisha qenë 50 sekonda më i qetë, do të isha akoma në garë”, u shpreh Indriti.

“Largimi i padrejtë. Po jam penduar, ndoshta mund të reagoja pak më ndryshe, më i qetë, por nuk jam penduar, sepse kuzhina ishte e atillë. Jam gjaknxehtë si çdo shqiptar, kështu mund ta quaja. Te shefat nuk duhet vëmë dorë, pasi është shefi. Unë në restorantin ku punoj jam shef kuzhine dhe nuk e imagjinoj dot. Unë nuk do e bëja atë. Por presioni në “Hell’s”, e bënte këtë gjë. Kam pasur shumë mbështetje nga publiku, deri para dy tre orësh më kanë shkruar njerëz nga jashtë Shqipërisë, Kosova, Maqedonia. Më kanë dhënë të drejtë, sepse ma kanë bërë të padrejtë. Në një farë mënyrë gjithkush të ishte në vendin tim do të reagonte në atë mënyrë. Të kisha qenë 50 sekonda më i qetë do të isha akoma. Me të gjithë i kam marrëdhëniet e mira, kam kontaktuar me ta. Falje nuk më ka kërkuar, gjërat janë sheshuar mes nesh”, tha Indriti.

Top Channel