Mevlani shpreson, vajza e re e zgjedh në një takim “romantik”…

06/11/2020 19:59

Melisa është konkurrentja më e re e emisionit “Për’Puthen”.

Hyrja e saj në emisionin e dashurisë u shoqërua me shumë reagime, pas kërcimit sensual që bëri. Ajo tregoi se dëshiron baletin ka përfunduar studimet për mjekësi, por një ditë dëshiron të bëhet këngëtare e njohur. Vajza realizoi një takim me Fatjonin, për të cilin tha se ka një simpati paraprake.

Takimi i improvizuar në studio shkoi shumë mirë dhe dyshja u pa shumë e dhënë pas njëri-tjetrit. Por, për një takim jashtë studios Melisa zgjodhi Melvanin. Djali ka zhvilluar para disa ditësh një takim në studio me Ana Kaurin, ndërsa jashtë studios me Fjorelën. Kujtojmë që kjo e fundit u largua nga emisioni pasi tha se ka nisur një njohje të re jashtë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel